Vazhdon konsolidimi i AKR-së, mbahet Forumi zgjedhor në Drenas dhe Prizren

13:16 | 22 Tetor 2016
M. A.

Aleanca Kosova e Re mbrëmë ka mbajtur Forumin e Gruas  në degën në Prizren, ku me ç ‘rast kryetare e forumit u zgjodh Violeta Thaçi, transmeton arbresh.info

Gjithashtu, mbrëmë në Drenas është mbajtur Kuvendi Zgjedhor ku kryetar u zgjodh Hulmi Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se “Ishte inkurajuese të shohësh qindra të rinj e të reja, zonja dhe zotërinj të nderuar që po i bashkohen kauzës së AKR për zhvillim ekonomik, përmirësim të jetës dhe punësim për gjithë qytetarët e Kosovës”./Arbresh.info

 

 Postimi i plotë i z. Pacolli:

Konsolidimi i AKR po vazhdon.. Mbrëmë në Prizren dhe Drenas kishte dy evente të rëndësishme.

Në Drenas u mbajt Kuvendi zgjedhor i degës së AKR. Kryetar i degës u zgjodh Hilmi Thaçi.

Ishte inkurajuese të shohësh qindra të rinjë e të reja, zonja dhe zotërinj të nderuar që po i bashkohen kauzës së AKR për zhvillim ekonomik, përmirsim të jetës dhe punësim për gjithë qytetarët e Kosovës.

Në Prizren, nga ana tjetër mbrëmë u mbajte Forumi i gruas se degës së Prizrenit .

Në prezencën e 152 delegateve, kryetare u zgjodh znj. Violeta Thaçi.

Ju priftë e mbara e vetëm perpara, drejtë kauzës tonë të përbashkët, për Kosovën e fortë ekonomikishtë.

#AKR, 20%, shpresë për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale