Gjatë parashtrimit të pyetjeve në pjesën e parë të zhvillimit të Seminarit Rose Roth të Asamblesë së NATO-së në Prishtinë, Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka pyetur organizatorët e seminarit, saktësisht kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Nënkryetarin Xhavit Haliti, se pse janë lënë anash opozita nga paneli në fjalë.
“Kur mora agjendën treditore të këtij seminari pashë që të gjithë folësit janë nga pozita dhe shoqëria civile. Por besoj që opozita përfaqëson më shumë se shoqëria civile. Ndaj dua të di pse nuk është e ftuar opozita në panelin e folësve?”, ka thënë Dërguti.
Por pyetja e parashtruar nga Dërguti, nuk arriti të ketë përgjigje tjerët përpos “nuk ka diskriminim për opozitën në këtë seminar”, e më pas duke kaluar menjëherë në kohën e pauzës.
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë