Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se siguria rajonale nuk cenohet vetëm nga mbetjet e të së kaluarës por edhe nga kërcënimet globale, siç është terrorizmi, ku Kosova ka marrë masa të rëndësishme dhe nuk ka qenë, as nuk do të jetë burim i rekrutimit.
Ai tha se institucionet e Kosovës dhe qytetarët qëndrojnë fuqishëm në vizionin euro atlantik sepse jemi populli evropian dhe vend evropian dhe se angazhohen që të jemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Për ne dallimet etnike janë pasuri dhe në asnjë mënyrë rrezik për të ardhmen evropiane dhe kjo shihet në Kuvendin e Kosovës. Duke luftuar krimin e organizuar ne garantojmë lirinë. Religjionet për ne nuk janë instrumente të dhunës”, tha ai.
Sipas Veselit, Kosova është duke punuar në ngritjen e gjitha kapaciteteve dhe arritjen e standardeve të sigurisë.
“Jemi të gatshëm të marrin përgjegjësi të sfidave globale të sigurisë. Edhe transformimi i FSK-së në FAK do të jetë një shtytëse për sigurinë tonë”, tha ai.
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...