Specializantët e stomatologjisë që konkurruan për specializim thonë se ju është bërë e padrejtë.
Një ndër ta është edhe Dr. Valon Kajtazi, doktor i stomatologjisë, nga komuna e Vushtrrisë, e që punon në njërën nga ordinancat private në këtë qytet.
Ai thotë se me notë mesatare ka qenë në rregull përveç notës mesatare që ka qenë e lartë, edhe koha e pritjes me licencë më shumë se 3 vite, që në total grumbullon pikë më shumë se 4 kandidatët e renditur si të parët në këtë listë, mirëpo për tu bërë specializantë duhet ti përmbushim tjera kritere, shkruan koalb.com.
Kajtazi thotë se qëllimi i këtij konkursi për specializim ka qenë që të legjitimohen njerëz të caktuar.
Gjithashtu ai shprehet se ” Konkursi aty ka qenë jo korrekt, përmes intervistimit që ka zgjat vetëm 1 minutë e gjysmë, me qëllim për me ju nda njerëzve të caktuar specializimin, e jo atyre që në realitet e meritojnë”. Sipas Kajtazit kjo intervistë ka qenë vetëm sa për “sy e faqe”, shkruan koalb.com
Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se të gjithë kandidatëve që kanë qenë pjesë e këtij konkursi kanë pas të drejtë ankese në Komisionin e ankesave
Hoti thotë se komisioni i ankesave është duke përmbyllur procesin e shqyrtimit të ankesave dhe javën tjetër të gjithë parashtruesit do ti njoftojnë.
“Ky komision i ankesave është duke përmbyllur procesin e shqyrtimit të ankesave, javën që vjen të gjithë parashtruesit e ankesave do t’i njoftojë me epilogun e ankesës së tyre”./koalb.com

Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...