Një gjyqtar i procedurës paraprake të Departamentit Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim për të pandehurin N. B., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
I pandehuri N. B., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, nga fshati Surqin e Ferizajt dyshohet se ka kryer veprat penale, vjedhje grabitqare nga neni328paragrafi 2 dhe vjedhje grabitqare në tentativë nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).
Dyshohet se i pandehuri ka kryer vjedhje grabitqare në disa shtëpi të fshatrave të Komunës së Gjilanit, duke i kanosur edhe me armë zjarri të dëmtuarit.N
N.B. në paraburgim do të qëndroj nga data 05.05.2015 deri më datë 04.06.2015.
I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake.
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor