Dyzetepesë punëtorë do angazhohen në projektin e pastrimit të lumenjve të qytetit të Mitrovicës, që është një projekt i përbashkët i Komunës së Jugut dhe administratës së UNMIK-ut, Zyra në veri.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Blerim Baruti, dhe ai i Mirëqenies Sociale, Mensur Beqiri, si dhe zyrtarja nga UNMIK-u, Alketa Shala, kanë takuar sot këta punëtorë, që janë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Mitrovicë, nga lista e përfituesve të asistencës sociale.
Projekti do të zgjas dy muaj dhe gjatë kohës së punës, të angazhuarit, me marrëveshje do të hiqen nga asistenca sociale dhe do kthehen me të përfunduar të projektit.
Blerim Baruti tha se projekti ka rëndësi në ngritjen e vetëdijes dhe mirëmbajtjen e lumenjve. Të angazhuarit në këtë projekt do kenë mundësi që të trajnohen rreth punës që do të bëjnë. Ata do ndahen në katër grupe, nga një për secilin nga lumenjtë – Trepça, Sitnica, Ibri dhe Lushta.
Kurse drejtori Beqiri ka thënë se projekti ka rëndësi, pasi që ofron mundësi punësimi të personave në asistencë. Përveç komponentës së mirëmbajtjes, projekti ka edhe atë të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.
Burim Tahiri, njëri nga përfituesit, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për komunën dhe UNMIK-un, duke premtuar angazhim dhe përkushtim në punën e përbashkët, si në pastrim, ashtu edhe ngritjen e vetëdijes për ruajte të mjedisit.
Të punësuarit në këtë projekt sot kanë vizituar trasenë e lumenjve dhe gjatësinë në të cilën do të punohet, ndërkohë që më pas është bërë ndarja në grupe dhe pastaj së bashku me punëtorët e kompanisë “Uniteti”, do punojnë në dy muajt e ardhshëm.
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...