Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm, ka përsëritur se shteti i tij nuk ka kushte të reja për hapjen e kapitujve të negociatave ndërmjet Serbisë dhe BE-së.
Megjithatë, ai tha se duhet bërë më shumë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila është e domosdoshme për hapjen e kapitullit 35-të që ka të bëjë me Kosovën, në të cilën Gjermania insiston të hapet ndër të parat.
Wilhelm nuk e përjashtoi mundësinë që kapitulli i parë të hapet në qershor.
Ai pranoi se situata është e vështirë, për shkak se qeveria serbe nuk mundet që si e vetme të vendosë për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, pasi kjo është në duart e zyrtarëve kosovarë.
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës