Kosova është vendi i vetëm në rajon i cili nuk e stimulon rritjen e lindshmërisë, përkundrazi e destimulon.
Mungesa institucionale ka ndikuar që në vendin tonë të bjerë numri i lindjeve për gati plot 30 mijë fëmijë gjatë dy dekadave të fundit. Derisa në vitin 1989 Kosova kishte 56 mijë lindje në vit, në vitin e shkuar kjo shifër ka rënë në 27 mijë, shkruan gazeta Zëri.
E, megjithëkëtë rënie, Kosova është akoma vendi i vetëm në rajon që ka më shumë lindje sesa vdekje, pra realizon shtim natyror të popullsisë.
Me numrin e lindjeve prej 27 mijë foshnjave, në vitin 2014, Kosova është rikthyer në vitin 1947, kur ka pasur po ashtu 27 mijë lindje me një popullsi dukshëm më të tkurrur.
Mbyllja e zyrës ilegale serbe në veri, Kurti: Pronë e uzurpu...
Putini s’do të udhëtojë në Turqi për bisedimet me Zelenskyn
Kjo është marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kry...
Analistët: Bllokada në Kuvend është lojë e dyanshme
Berisha: S’kam marrëveshje me Kurtin – s’e votoj dikë që nuk...
Udhëheqësit beluçë shpallin pavarësinë nga Pakistani, i kërk...