Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët se në kuadër të planit operativ të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nga sot do të nis zbatimi i projektit të deratizimit vjeshtor të rrjetit të kanalizimit, si dhe deratizimi i bodrumeve dhe garazhave publike.
Sipas njoftimit, deratizimi (eleminimi i brejtësve), po ashtu ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.
Gjatë deratizimit, punëtorët që punojnë do të jenë të pajisur me rroba pune.
“I lusim të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me kompanitë që janë të angazhuara për ta realizuar projektin e deratizimit”, thuhet në apelin e Komunës së Prishtinës drejtuar kryeqytetasve.
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë