Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti sot në takim njoftues ambasadoren kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq, e cila shoqërohej nga zëvendësambasadori dhe sekretari i dytë, përgjegjës për çështje politike, ekonomike dhe kulturore, Zlatko Vnuçec.
Ministrja Hoxha falënderoi për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar ambasada dhe shteti mik i Kroacisë në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.
Ambasadorja Kapitanoviq shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit kroat për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, me theks të veçantë në procesin e integrimit evropian, duke vlerësuar lartë punën e Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces.
“Integrimi në Bashkimin Evropian është e vetmja rrugë për Republikën e Kosovës dhe se Republika e Kroacisë është e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar këtë proces, duke ofruar ndihmë me praktikat e mira të shtetit kroat si dhe përkrahje për sektorin e drejtësisë”, tha ambasadorja Kapitanoviq.
Ministrja Hoxha falënderoi ambasadoren Kapitanoviq për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Kroacisë në Kosovë, njëherësh shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal.
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...