Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media ku kanë folur për zhvillimet e fundit në rrafshin e ekonomisë.
Visar Imeri ka thënë se nëse zbatohen dy vendimet e fundit të qeverisë ajo lidhur me kërkesën e kompanisë Sharcem dhe kompanisë Invedity, Kosova shndërrohet në një vend të thellë të thëngjillit.
“Qeveria është mjaftuar me një plotësim minimal të procedurave. Secili nga projektet ka një impakt të jashtëzakonshëm në jetën e qytetarëve të Kosovës. Nuk ka një Qeveri që mund ta marr një vendim të tillë pa pasur diskutim më të gjatë pasi që këto kanë ndikim në resurset e vendit. Këtu ekonomia më shumë do të pësoj sesa të fitoj. Nëse zbatohet ky vendim atëherë Kosova shndërrohet në një vend të thellë të thëngjillit”, tha ai duke shtuar se këtu përfiton Kosova mjaft pak.
Naim Hoxha, udhëheqës i komitetit per energji ka thënë se marrja e këtij vendimi është jo serioze.
“Kur ministri i financave thotë se do të ketë impakt në punësim dhe i jap 30 milion euro për 80 vende të punës po i bie që këtu po kushton mjaft shumë vendi i punës e ky s’është impakt në punësim”, ka thënë ai.
Sipas tij kërkesa që ti ik procedurave të prokurimit nuk sjell transparencë.
“Vetë fakti që kërkesat janë të shtruara në këtë mënyrë është tejet e ulët për qytetarët. Një vendim i tillë është i shpejt i paarsyeshëm dhe duhet të ribëhet”, tha ai duke shtuar se dy gjërat parimore të Kosovës janë Trepça dhe miniera.

BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...