Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me kryesuesin e Delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Brukselin në lidhje me Kartonin e gjelbër, Rrahim Pacollin, me të cilin biseduan rreth ecurisë së bisedimeve të deritanishme teknike për lëvizjen e lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësitë e lehtësimeve për qarkullim të lirë, të parashtruara në Bruksel nga pala kosovare, dhe për lehtësimet e bashkatdhetarëve tanë gjatë ardhjes në atdhe.
Veseli përkrahu plotësisht angazhimet e Pacollit dhe inkurajoi idenë e largimit të detyrimeve financiare për bashkatdhetarët, para 1 korrikut të këtij viti.
“Inkurajojmë largimin e këtyre detyrimeve financiare për bashkatdhetarët, para 1 korrikut të këtij viti”, ka thënë Veseli.
Ndërsa kryesuesi i delegacionit Rrahim Pacolli, ka thënë se gjatë këtij muaji do të mbahet një takim në Bruksel lidhur me arritjen e marrëveshjes për lëvizje të lirë.
“Kështu, do t’u lehtësohet qarkullimi bashkatdhetarëve tanë dhe do të na ipet e drejta e shitjes së Kartonit të Gjelbër”, ka deklaruar Pacolli./arbresh.info/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Shfaqet një baner i madh e mbështetës për krerët e UÇK-së në...
QKUK realizon me sukses operacionin për heqjen e plumbit nga...
2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për serbin që sulmoi KF...
Osmani godet Kurtin: Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kos...
Liga e Kampionëve/ Sonte Atletico Madrid – Arsenal