Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar 26 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.
Kryeministri Mustafa theksoi se miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, është datë e rëndësishme në historinë e përpjekjeve të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Kryeministri Isa Mustafa, me ketë rast, ka shprehur konsideratat më të larta për deputetët e Kuvendit të Kosovës të asaj kohe, të cilët me sakrifica të mëdha u mblodhën në Kaçanik për të realizuar këtë akt të rëndësishëm historik.
“Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, ndër të tjera, fuqizoi legjitimitetin, vendosmërinë dhe përpjekjet e gjithanshme të qytetarëve të Kosovës për krijimin e shtetit”, ka thënë kryeministri Mustafa.
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...