Policia e Kosovës shënon sot 17 vjetorin e themelimit, ndërkaq në Sytë 7 në Klan Kosova, Zëdhënësi Daut Hoxha tha se deri tani policia qëndron institucioni më i besueshëm për qytetarët e Kosovës.
Zëdhënësi Hoxha, ka hedhur poshtë pretendimet nga Lëvizja Vetëvendosje, se Policia e Kosovës qëndron gjithnjë nën funksionimin e pushtetit.
Ai tha se si institucion janë mjaft kompetent në zbatimin e ligjit dhe detyrave të përgjegjësisë ndaj të gjithë qytetarëve të vendit, njofton Klan Kosova.
‘’Detyrat dhe autorizimet, mandati i Policisë së Kosovës është gjithnjë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.’’
‘’Zyrtarët e policisë së Kosovës janë mjaft kompetent dhe nuk ka vend për dilema të tilla. Zyrtarët tanë kanë qenë pjesë e ceremonive edhe jashtë vendit dhe janë nën shërbimin e gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar Hoxha, njofton Klan Kosova.
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...