E kishte lënë Francën për t’iu bashkangjitur UÇK-së, ndërsa 17 vjet pas çlirimit të Kosovës nuk i njihet as statusi i veteranit.
Gani Bajrami tash e 40 vjet jeton në Francë, mirëpo ai kishte ardhur nga Franca në kohën e luftës në Kosovë për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ndërsa tani kur ai ka ardhur për të marrë certifikatën me të cilën vërtetohet se ai është veteran i luftës, Qeveria e Kosovës nuk po ia lëshon një të tillë.
Bajrami ka ardhur nga Franca dhe është drejtuar në Qeveri për të marrë këtë certifikatë, por tashmë dy muaj Komisioni Qeveritar për Veteranë nuk është duke punuar, të paktën kështu i është thënë atij./Zeri.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj