Ka filluar asfaltimi i rrugëve të Hasanbegut. Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski tha se kanë ndarë 2.5 milion denarë për pjesët e vërshuara mbrëmjen e 6 gushtit.
Ndërkaq, ministri i Ambientit Jetësor Bashkim Ahmeti u lëvdërua duke thënë se do të vazhdojnë ti ndihmojnë në një të afërme jo të largët.
“Erdhëm të shohim fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugëve në Hasabeg. Kemi kryer punë të madhe jemi të kënaqur nga intensiteti i punës . Qyteti i Shkupit ka ndarë 2.5 milionë denarë për sanimin e këtyre vendeve”, tha kreu i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, njofton SHENJA.
“Në rrugën 13 fillon asfaltimi i rrugës e cila nuk ka qenë e asfaltuar. Në vazhdën e aktiviteteve të cilat po i ndërmarrrim në rikthimin e gjendjes së mëparshme të infrastrukturës. Qeveria në bashkëpunim me qytetin e Shkupit dhe komunën e Gazi Babës ka ndarë një pjesë të mjeteve pjesa tjetër do të ndahet nga qeveria në një të afërme shumë të afërt”, tha ministri i ekologjisë, Bashkim Ahmeti.
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...