Presidenti Hashim Thaçi në cilësinë e kryeministrit i kishte quajtur banorët e Malishevës zagarë, ndërsa kryeministri i tanishëm i Kosovës Isa Mustafa, dje tha se Malisheva është vend i rriqrave.
Këto deklarata kanë ngritur reagimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Përmes një reagimi në Facebook, Selimi thotë se Malisheva është shndërruar në një poligon të shfryrjes së ligësive të krerëve të shtetit.
Selimi thotë se Malisheva është një vend i luftës që pagoi shtrenjtë për lirinë e Kosovës, dhe se nuk është as vend i zagarave e as i rriqrave.
“A thu çka kanë Hashimi e Isa me Malishevën? Nuk është Malisheva poligon i shfryrjes së ligësive të tyre! Malisheva nuk është vend as i “zagarëve” e as i “rriqrave” siç thonë ata, por vend i luftëtarëve dhe vend që e pagoi shtrenjtë Lirinë me të cilën po abuzojnë këta pushtetarë”, ka shkruar Selimi,
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...