Sidomos ata që përkrahin ‘Gulenin’ dhe që janë pro Kurdëve.
Të paktën 108 gazetarë janë aktualisht të burgosur në Turqi, shumica e tyre të arrestuar kryesisht gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur pas grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut, shkruan ANSA.
Kjo u zbulua nga observatori lokal për lirinë e shtypit P24, sipas të cilit 66 prej tyre kanë përfunduar në pranga nga akuzat për ndërlidhje me rrjetin e Fethullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja për tentim grusht shteti.
Në përgjithësi, hetuesit për grusht shtet kanë lëshuar urdhër-arreste për 82 gazetarë. Shumica e gazetarëve të tjerë janë ndaluar si të dyshuar për “propagandë terroriste” në favor të PKK-së./Arbresh.info
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas