Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizin.
Sipas njoftimit për media, në këtë takim u bisedua lidhur me rolin e gjyqësorit në zgjidhjen e kontesteve biznesore, duke pasur parasysh faktin se kjo komponentë është e një rëndësie të madhe në procesin e lehtësimit të punës së bizneseve dhe të përmirësimit të mjedisit afarist në vend.
Bajrami e informoi Idrizin me përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e mjedisit afarist dhe rritjen e investimeve, duke konstatuar, ndër të tjera, se rritja e efikasitetit të gjykatave në zgjidhjen e kontesteve biznesore ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mjedisit afarist sikundër edhe në rritjen e investimeve në Kosovë.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës pohoi se institucioni që ai drejton, po bën përpjekje maksimale që të rrisë efikasitetin dhe të shkurtojë kohën e zgjidhjes së lëndëve që i takojnë kësaj kategorie.
Ai, njëkohësisht, kërkoi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për rritjen e kapaciteteve kadrovike të institucioneve gjyqësore.
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...