Ish-Presidenti i Kosovës dhe Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dje ka mbushur plotë 65 vjet. Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se ditën e djeshme e ka kaluar vetëm me familjen e tij si dhe ka falënderuar të gjithë miqtë e tij për urimet dhe siç i quan ai fjalët miradije që ka pranuar.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur miq.
Këtë përvjetor të ditëlindjes time, vendosa ta kaloj vetëm me familjën time të ngushtë. Më kënaqen urimet dhe përqafimet e fëmijve të mi të vegjël (ndoshta e dini, këta më kanë munguar shumë në kohën kur unë krejtë qënien time ia kisha dedikuar vetëm punës).
Më arritën me mijëra urime dhe fjalë miradije nga miqtë e mi anë e mbanë botës por edhe nga dhjetëra mijëra të rinjë nga Kosova. Këtyre të fundit u premtoj se do tua kthej vetëm me të mirë… JAM DUKE PUNUAR PER NJE TE ARDHME ME TE MIRE PER JU, rini e dashur e Kosovës!
Më lanë përshtypje fjalët dhe foton, që po e postoj, të një të reje adoleshente, Artina Krasniqi nga, fshati Leshan, rrethina e Pejës të cilën e falenderoj shumë dhe i premtoj se bashkë do të ia dalim. Do të krijojmë një Kosovë dinjitoze të cilën ti Artinë e ëndërron. Faleminderit miqtë e mi të dashur.

Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...