Selimi: Demarkacionin do ta rrëzojmë në Prishtinë

09:47 | 31 Gusht 2016
M. A.

Në kuadër të reagimeve dhe protestave kundër Demarkacionit ne medie po flitet edhe për mundësinë e shkuarjes apo marshimin e protestuesve drejt kufirit me Malin e Zi. Ne fakt zyrtare te Vetevendosjes me heret kanë marshuar drejt kufirit me Malin e Zi duke e vendosur flamurin kuq e zi te kufiri ne Qakorr, por të nesërmen kanë interevenuar forcat policore malazeze dhe kanë larguar flamurin shqiptar nga aty.

Mirëpo i kontaktuar nga Botapress deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se problemi qendron në Prishtinë dhe aty duhet të zgjidhet.

“Për herë të parë po dëgjoj këtë ide drejt shkuarjes së kufirit. Problemi qëndron këtu në Prishtibë dhe këtu duhet të zgjidhet. Në të ardhmen mund të ketë protesta gjithëandej Kosovës, por kësaj radhe, me 1 shtator do të protesrojmë këtu në Prishtinë, që ta rrëzojme marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi  e pastaj të njejtën gjë ta bëjmë edhe me Zajednicën dhe qeverinë”, tha deputeti Rexhep Selimi.

Shpërndaje në rrjete sociale