Në komunën e Deçanit, sëmundja është duke u shpërndarë me ritëm të shpejtë në mungesë të vaksinave ndaj të cilës e vetmi luftim ka mbetur spërkatja e hapësirave kundër insekteve.
“Se jemi në hall të madhe dhe nuk dimë as si të ju dalim në ndihmë fermerëve tregon Inspektori z.Jashar Hulaj, niheritë edhe kryetar i komisionit në Shtabin Emergjent të krijuar nga komuna e Deçanit.
Komuna e Deçanit, ka të evidentuar mbi 12 mijë krerë Lopë ndërsa deri me tani kemi mbi 180 krerë të prekura nga kjo sëmundje ku 25 prej tyre kanë ngordhë
Ne si institucion në bashkëpunim më veterinaret çdo dit jemi në teren për të ber edhe evidentimin e Lopëve të prekura nga kjo sëmundje e vetmja ndihmë nga ne është ti këshillojmë që të spërkaten që të mos afrohen insektet , pas ngordhjes të ua mundësojmë groposjen në bashkëpunim më kompaninë ,,Hixhena’’ dhe të mbajmë evidencë për numrin e tyre .
Gjithçka varet nga AUV (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ) dhe nga Ministria e Bujqësisë që sa më parë të jetë e mundur të ndërmarrin hapa për sigurimin e vaksinës në të kundërtën druajmë se në komunën e Deçanit do të mbesim pa as një krerë lopë të pa prekur nga kjo sëmundje thotë Hulaj i shqetësuar nga kjo situatë e krijuar e cila si dukët po has në vesh të shurdhër”, thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...