Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka njoftuar Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor të shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor, që fillimi i vitit të ri shkollor 2016/17, shtyhet për dy ditë pune nga data 1 shtator (e enjte) deri më datë 5 shtator (e hënë).
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), është në fazën e fundit të realizimit të procedurave ligjore për blerjen dhe sigurimin e teksteve shkollore dhe materialeve tjera mësimore, mirëpo për shkaqe të pamjaftueshmërisë së buxhetit për blerjen e tyre, derisa së fundi është gjetur zgjidhje me Ministrinë e Financave, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk ka mundur të fillojë procedurat e blerjes dhe sigurimit të tyre.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), siguron komunitetin shkollor se po punohet intensivisht për finalizimin sa më të shpejtë të këtij procesi, dhe se në javën e parë të fillimit të procesit edukativo-arsimor do të pajisen të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta me tekste shkollore dhe materiale tjera mësimore.
Përndryshe, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale për Arsim, janë koordinuar të gjitha aktivitetet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), falënderon për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...