Gjermania ka mposhtur Sllovakinë bindshëm 3 me 0 për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Francë.
Kampionia e botës nisi festën herët duke realizuar qysh në minutën e tetë përmes Jerome Boatengut, që shënoi një gol të bukur nga distanca.
Mesut Ozil pati rastin për të dyfishuar epërsinë gjashtë minuta më pas, por gjuajtja e tij nga penaltia u prit nga portieri i Sllovakisë.
Megjithatë, atë që s’e bëri Ozil e bëri Mario Gomez që shënoi në minutën e 43-të pas asistimit të Julian Draxlerit.
Draxler nuk u ndal vetëm me një asistim pasi në minutën e 63-të shënoi vetë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Gjermania në çerekfinale pret fituesin e duelit Spanjë – Itali. Kjo çerekfinale zhvillohet më 2 korrik, të shtunën.
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës