Gazeta Lajm bën të ditur se autoritetet kufitare maqedonase të dielën në vendkalimin Tabanoc, e kanë arrestuar 55 vjeçarin Veljko Dujanoviq, shtetas i Serbisë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga zyra e Interpolit në Zagreb, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Dujanoviq kërkohet nga organet kroate për krime të kryera gjatë luftës serbo-kroate në rajonin Daruvar.
Ai akuzohet se në vitin 1991, si pjesëtar i një njësiti paramilitar (burimet tona policore thonë se ka qenë ushtar i njësitit “Tigrat” të kriminelit Zheljko Razhnjatoviq-Arkan) disa civilë kroatë, i ka dërguar në drejtim të panjohur dhe i ka vrarë.
Sipas fletarrestit të lëshuar, Dujanoviq ka jetuar në Kroaci deri në vitin 1996, kur ka ikur nga ky shtet bashkë me bashkëshorten dhe nënën e saj. Pas arrestimit në Tabanoc, ai është dërguar në burgun hetues në Shkup./
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...