Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj bojkotimit që LDK dhe PDK i kanë bërë seancës së sotme të KK të Prishtinës, ku pritej të diskutohej për ndarjen e një parcele për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.
Ahmeti thotë se këtë çështje e ka diskutuar me përfaqësuesit e Shqipërisë për disa muaj rresht, dhe janë dakorduar për lokacionin e ri të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në qendër të qytetit.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit në facebook:
Pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikes së Shqipërisë u dakorduam për lokacionin e ri të Ambasades së Republikes së Shqipërisë në qendër të qytetit.
Qe dy javë kam kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të proceduar para mbledhjes se përbashket të dy qeverive.
Kur e vërejtem hezimitin e Kryesuesit e kuptova se në vitin 2007 apo 2008 Komuna gjatë udhëheqjes së LDK kishte ndarë këtë lokacion për partinë pra për LDK për ta ndërtuar selinë SHUMEkatëshe të partisë.
Sot LDK e bojkotoi mbledhjen duke thënë se ajo tokë është e tyre. Po ashtu PdK ka bojkotuar seancen duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDKsë.
Nuk është hera e parë që komuna gjatë viteve te qeverisjes se tyre ka ndarë prona për vetveten, por kjo sot i tejkalon kufijtë e një beteje të cektë politike që po e bëjnë individë të caktuar brenda dhe jashtë kuvendit komunal.
Republika e Kosoves ka Ambasadë në qendër të Tiranes.
Ky veprim i LDK/PDK në KK Prishtina është turp për shtetin tonë. Qoftë në ndërgjegjen e tyre.
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...