Kanë mbetur edhe hiç më shumë se 1 orë e gjysmë e afatit shtesë për përmbushjen e kushteve kontraktuale për fituesin e projektit zhvillimor për kompleksin turistik Brezovica.
Ende nuk ka as një deklaratë zyrtare nga ana e MTI-së e as nga ana e konsorciumit fracez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes” nëse sot do të nënshkruhet marrëveshja për konserciumin.
Ndonëse zyrtarisht ky konsercium nuk ka ofruar ndonjë dokument që dëshmon nëse e ka siguruar apo jo mjetet e premtuara për investim në Brezovicë.
Gazeta Fjala i ka dërguar pyetje edhe konsorciumit francez lidhur me atë se a i kanë siguruar mjetet e nevojshme për projektin zhvillimor për Brezovicën dhe se me cilat kompani është në bisedime për projektin zhvillimor.
Por ata nuk kanë dhënë detaje se a janë siguruar apo jo mjetet.
Gazeta i ka dërguar pyetje zyrës për media të konserciumit që udhëhiqet nga Pascal Roux. Ndërkohe që sot konserciumi duhet t’i sigurojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resortin e Brezovicës .
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) disa herë e ka shtyrë afatin për t’i dhënë mundësi konsorciumit që të përmbushë kushtet e kontratës./GazetaFjala/
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...