Në kuadër të Konferencës së Kryeparlamentarëve të vendeve të Bashkimit Evropian në Romë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta takoi Kryetarin e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Jesus Posada.
Në këtë takim, përveç çështjeve me rëndësi për shtetin e Shqipërisë, është diskutuar edhe çështja e Kosovës në raport me Spanjën
Meta mësohet se ia ka shprehur Posadas qëndrimin e Shqipërisë për një përqasje dhe përkushtim edhe më angazhues të Spanjës ndaj Kosovës si një kontribut për stabilitetin e rajonit të Ballkanit, duke e konsideruar pavarësinë e saj si një realitet të pakthyeshëm e si një zhvillim pozitiv për tërë rajonin.
Tutje, Meta dhe Posada, vlerësuan se të dy Parlamentet duhet të intensifikojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin e tyre në interes të forcimit të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Spanjës.
Posada vuri në dukje se nga Kongresi i Deputetëve të Spanjës ka një interes të madh për të zhvilluar një bashkëpunim më të ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë dhe në këtë drejtim e ftoi Kryetarin Meta për një vizitë zyrtare në Madrid, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.
Meta u shpreh se ndjenjat e miqësisë së fortë mes popullit shqiptar dhe atij spanjoll duhen përkthyer në një program bashkëpunimi politik dhe ekonomik më të dukshëm mes dy vendeve dhe në këtë drejtim rikonfirmoi gjithashtu ftesën e tij ndaj homologut Posada për një vizitë zyrtare në Tiranë, e cila u mirëprit gjithashtu me kënaqësi.
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë
Kurti njofton se anija me ndihma të Kosovës në vlerë prej 50...