Kreu i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiq në Kongresin e UEFA-s që është duke u mbajtur tani në Budapest ka thënë se Kosova nuk është shtet dhe nuk duhet të pranohet nga UEFA.
Por, kjo deklaratë e tij politike, përkundër që Karaxhiq thoshte se politika nuk duhet të përfshihet në sport, është kundërshtuar nga zyrtari i interpretimit të ligjeve në UEFA, transmeton Koha.net.
“Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë për t’i njohur shtetet, por shtetet i njohin shtetet. Nëse nuk je anëtar i OKB nuk do të thotë se nuk je shtet. Katër kriteret e të qenit shtet janë përcaktimi i territorit, popullata, qeveria dhe aftësia për të arritur marrëveshje me të tjerët. Prandaj anëtarët e Kongresit do të vendosin vet nëse Kosova e meriton të pranohet në UEFA apo jo”, është shprehur interpretuesi i ligjeve në Kongresin e UEFA-s.
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari