Supermodelja 9 vjeçare akuzohet se është shumë tërheqëse për moshën që ka, ajo nijhet si “Vajza më e bukur në botë”.
Nuk ka dyshim që Kristina Pimenova është një vajzë e bukur.
Problemi i vetëm është se ende është larg të qenit adoleshente, dhe njerëzit janë duke e akuzuar vazhdimisht për fotot provokuese në Instagram.
Glikeriya Shirokova e mbikqyrë llogarinë e saj sociale në Facebook, e cila ka mbi 2 milion ndjekës.
Megjithatë nëna e saj është akuzuar për shfaqjen e fotove provokuese të vajzës me pantolla të shkurtër dhe rroba të ngushta.
Një komentues i shkroi: “Fëmija im asnjëherë nuk do të veshte rroba kaq të ngushta ”.
Këto komente zakonisht vijnë kurr nëna e Kristinës poston foto provokuese të saj, veçanërisht kur postoi një foto ku i shihen këmbët e modeles së vogël.
Disa përdorues i kanë përshkruar fotot e vajzës si provokuese.
Ata thanë se si pasojë prindërve fëmijët rriten në këtë mënyrë, duke e ditur që ka njerëz të sëmurë që i shikojnë në mënyrë seksuale.
E quajtura “Vajza më e bukur në botë” në një moshë kaq të re, e pret një karrierë shumë e ndritshme sidomos nëse bashkëpunon me emra dhe brende të njohura si: Vouge, Roberto Cavalli dhe Armani./arbresh.info/
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...
Pas 15 vjetësh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të m...
Incidenti me pije, sqarohen Labi dhe Klodi
Gjykata Themelore shqyrton rastin e tre serb të akuzuar për...