Një punonjës i Pallatit Élysée në Paris është arrestuar nën akuzën e vjedhjes së sendeve me vlerë historike dhe financiare nga rezidenca zyrtare e presidentit francez.
Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një përgjegjës për ruajtjen dhe administrimin e serviseve të tavolinës të përdorura nga presidenti, familja e tij dhe personalitete të huaja.
Hetimet zbuluan se ai, së bashku me dy persona të tjerë, dyshohet se kishte marrë enë argjendi dhe porcelani dhe kishte tentuar t’i shiste në platforma online ankandesh, si Vinted.
Vlera e përgjithshme e objekteve të vjedhura llogaritet deri në 40 mijë euro. Alarmimin e dha shefi i shërbimit të argjendarisë në Élysée, pasi u konstatua mungesa e disa sendeve që konsiderohen pjesë e trashëgimisë kombëtare.
Shumica e objekteve i përkasin Manifakturës së famshme të Sèvres, pronë shtetërore franceze që prej vitit 1759. Hetimet nisën pasi punonjës të kësaj fabrike njohën disa nga sendet e zhdukura në faqet e ankandeve online. Gjatë kontrollit në banesën, makinën dhe dollapin personal të të dyshuarit, u sekuestruan rreth 100 objekte, përfshirë porcelan Sèvres, një statujë René Lalique dhe kupa shampanje Baccarat.
Të tre të dyshuarit u paraqitën në gjykatë më 18 dhjetor dhe do të gjykohen më 26 shkurt. Ata janë vënë nën mbikëqyrje gjyqësore dhe u është ndaluar ushtrimi i profesionit. Objektet e sekuestruara janë kthyer në Pallatin Élysée. /A2 CNN
Mbi 1400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Pas vrasjes makabre, Kushtrim Kokalla me Naim Murselin qëndr...
Avokati i familjes së Marigona Osmanit kërkon të mbetet burg...
Gjoba kompanive që kryejnë punime me kamion për bartjen e dh...
Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...