Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane, Hoyt Yee.
Gjatë takimit u bisedua për progresin në Kosovë dhe bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.
Mustafa e njoftoi për të arriturat e deritashme, duke theksuar fokusimin e plotë të Qeverisë në zhvillimin ekonomik e social, si dhe në proceset integruese euroatlantike.
Duke shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme amerikane, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për thellimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit me SHBA-të.
Mustafa, po ashtu, foli për avancimin e proceseve integruese evropiane, duke veçuar rëndësinë e hyrjes në fuqi të MSA-së dhe pritjet që BE së shpejti të marr vendim për liberalizmin e vizave për kosovarët.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkra hjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën.
Yee, po ashtu, shprehu mbështetjen e SHBA-ve në fuqizimin e mëtejshëm të shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjatë takimit u bisedua edhe për zhvillimet aktuale politike dhe nevojën që vetëm përmes dialogut institucional të adresohet çdo shqetësim dhe temë aktuale politike.
Kryeministri Mustafa dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Yee kanë biseduar edhe për vendimin e agjencisë qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për të përzgjedhur Kosovën, si një dëshmi e partneritetit dhe përkrahjes së SHBA-ve për përparimin afatgjatë të Kosovës.
Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Pr...
Rinumërohen 65% e vendvotimeve
Alex Honnold shkruan historinë/ Alpinisti arriti majën e ndë...
Shaqiri i pandalshëm, shënon në derbi ndaj Zurichit
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...