Presidentja Grabar-Kitarović i premton Thaçit mbështetjen e Kroacisë

15:50 | 8 Prill 2016
M. A.

Pas ceremonisë së Inaugurimit, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović.

Në këtë takim, presidenti Thaçi ka falënderuar atë për pjesëmarrjen e ceremonisë së inaugurimit dhe për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme.

“Unë dhe populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen që vendi juaj i ka dhënë. Prania e juaj sot këtu dëshmon për këtë përkushtim”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović ka uruar presidentin Thaçi për marrjen e postit të ri, duke i siguruar mbështetje të plotë.

“Urime të përzemërta për postin e ri. Do të keni mbështetje të plotë timen dhe të popullit kroat”, ka thënë ajo. Presidenti Thaçi, gjatë ditës ka zhvilluar edhe takime tjetra me president, kryeministria, kryetar të Kuvendeve dhe përfaqësuesve tjerët, prezent në ceremoninë e inaugurimit të presidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale