Policia e Kosovës konfirmoi për KosovaPress se dje në kalimin kufitar në Podujevë është arrestuar një serb, shtetas i Serbisë.
Sipas Policisë i dyshuari ka kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi, por nuk ka dhënë detaje tjera.
“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen që Policia ka dhënë për KosovaPress.
Ndryshe gjatë ditës KMDLNj nëpërmes një komunikate për media ka bërë të ditur se policia ka arrestuar një gjeneral të ushtrisë të Serbisë e cili ka pasur përgjegjësi komanduese në zonën e Llapit gjatë luftës në Kosovë.
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...