Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot në takim drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Orizio.
Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik e integrime evropiane.
Ai e falënderoi për përkrahjen e Italisë, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Duke folur për hyrjen në fuqi të MSA-së, kryeministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Italisë edhe në proceset tjera integruese evropiane, duke përfshirë liberalizimin e vizave.
Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Orizio, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Italisë.
Gjatë takimit u bisedua edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë dhe rajon.
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...