Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e rënies heroike të njërit nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, janë bërë homazhe tek busti i tij në Pejë.
Prindërit e tij, vëllezërit e familjarë të tjerë vendosën lule pran bustit.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u pa i emocionuar tek busti i të vëllait. Ai tha se i mungon ai dhe të gjithë të rënët për liri.
“Na mungojnë shumë por fatmirësisht e kemi lirinë, ma keq ish kanë mos me pas lirinë”, ka thënë Ramush Haradinaj.
Shkëlzen Haradinaj ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës heroike 131 “Jusuf Gërvalla”: Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të gjithë nga Gllogjani.
Emrin e heroit Shkëlzen Haradinaj, sot e mbajnë sheshet e rrugët anekënd Kosovës e Shqipërisë. Në qendër të Pejës, është ngritur busti i heroit ku edhe sheshi mban emrin e tij.
Pas rënies, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, për merita të veçanta të treguara në luftë ia ndau gradën gjeneral kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shkëlzen Haradinaj është dekoruar me urdhrin ‘Hero i Kombit’.
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur...