Presidentja Atifete Jahjaga pak ditë para përfundimit të mandatit i ka dekretuar nëntë ambasadorë dhe një konsull të përgjithshëm, pesë prej të cilëve janë ish-anëtarë të partive politike në vend.
Subjektet opozitare dhe njohësit e kësaj fushe kanë thënë se partnerët e koalicionit qeverisës po e shfrytëzojnë shërbimin e jashtëm për të akomoduar personat e afërt me këto parti.
Sipas tyre, dërgimi i njerëzve partiakë nëpër misione diplomatike po e dëmton diplomacinë kosovare, shkruan “Zëri”.
Ish-deputetja e LDK-së, Teuta Sahatqija, është emëruar konsulle e përgjithshme në New York, ndërsa ish-deputetja e LDK-së, Nazane Breca, është emëruar ambasadore në Zvicër.
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga AKR-ja, Bernard Nikaj, është dekretuar për ambasador në Belgjikë. Ndërkohë ish-anëtari i FER-it, Qëndrim Gashi, është emëruar ambasador në Francë.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë për “Zërin” se këto emërime janë konform ligjit, pasi, sipas tij, 50% e ambasadorëve janë të karrierës, ndërsa 50% janë politikë.
“Emërimet janë në kuadër të ligjit, pra nuk është kaluar 50%-shi i ambasadorëve politikë”, është përgjigjur Selimi.
Vlera Qerimi e pesta në Premier League në Stamboll
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...