Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi pas zgjedhjes së tij në këtë post, i është drejtuar qytetarëve me anë të një letre në profilin e tij në “Facebook”.
Ai thotë se si President i Kosovës do të jetë garantues i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, mbrojtës dhe përfaqësues i interesave të Kosovës.
“Ne jemi krenarë me të kaluarën heroike dhe së bashku me ju do t’i afirmojmë vlerat sublime të popullit tonë”, ka shkruar ai.
Postim i plotë:
Të dashur qytetarë,
Prej sot jam në detyrë të re, me përgjegjësi të reja, por gjithnjë në shërbimin tuaj.
Si President i Kosovës do të jem garantues i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, mbrojtës dhe përfaqësues i interesave të Kosovës. Do të jem faktor unifikues politik dhe përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje, race dhe gjinie.
Ne jemi krenarë me të kaluarën heroike dhe së bashku me ju do t’i afirmojmë vlerat sublime të popullit tonë.
Jam i vetëdijshëm se të jesh President i Kosovës është nder dhe përgjegjësi e madhe politike, kombëtare dhe kushtetuese, por këtë detyrë zotohem se do ta kryej në bashkëpunim dhe komunikim të ngushtë me juve. HTH
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi