Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Rama u ka thënë mediave se kanë diskutuar mbi agjendën e mbledhjes së ardhshme në mes dy qeverive.
Ai tha se mjafton të shohim shifrat e eksportit të të dyja vendeve që të kuptohet se sa shumë është bërë së bashku.
Mustafa ka thënë se në këtë takim është vlerësuar bashkëpunimi në mes dy shteteve.
“Vlerësuam se kemi arritur mjaft në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara”, ka thënë ai.
Rama së shpejti pritet të takohet me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kurse pasdite do të takohet edhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Vlera Qerimi e pesta në Premier League në Stamboll
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...