Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për 8 prill, ditën kur do të bëhet inaugurimi i presidentit të ri, Hashim Thaçi, kanë një plan që ta pengojnë ceremoninë solemne që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”.
Indeksonline merr vesh nga burime të sigurta se opozita nesër do të dal në shesh me vuvuzela për ta penguar ceremoninë solemne, që pritet t’i ketë më shumë se 1000 pjesëmarrës.
Siç mëson Indeksonline, opozita do të tentojë që me metoda të ndryshme ta pengojë ceremoninë solemne të Thaçit, ku njëra nga metodat do të jenë vuvuzelat.
Vuvuzelat u përdorën për herë të parë në kampionatin botëror Afrika 2010. Nëse ato bien për një herë krijojnë zhurmën si të bletëve dhe shkaktojnë zhurëm të mëdha.
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi
Vazhdon aksioni për largimin e reklamave të kundërligjshme n...
Vetëvendosje kërkon nga Osmani t’ia emërojë anëtarin e tretë...
Talenti shqiptar, Brajan Gruda: Gjithmonë krenar që luaj për...
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...