Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së Rrjetit të Grupi të Grave të Kosovës , në të cilën thuhet se deklarata e tij në lidhje me gratë është diskriminim gjinor.
Një ditë më herët Jakup Krasniqi ka shkruar se delegacioni i Kosovës në bisedimet e Brukselit ka qenë si “grup i femrave”.
Kundër deklarata e Krasniqit:
Konsideroj që Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, nuk e ka kuptuar esencën e shkrimit tim për Delegacionin e Kosovës në bisedimet e Brukselit. Po të lexohet me vëmendje në tërësi shkrimi i shkurtër, në asnjë formë nuk mund të del se qëllimi im ka qenë diskriminimi gjinor, por rezultati katastrofal i atyre bisedimeve. Nëse vërtetë, GGK e kanë keqkuptuar deklaratën time, unë Ju kërkoj sinqerisht falje.
Jam i bindur se çdo grua politike e dinë se cili ka qenë dhe është qëndrimi im për gruan, si vajzë, si grua e si nënë. Unë do të kisha dëshiruar që reagimi është bërë pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë?!
Esenca e reagimit tim, k a qenë rezultati tepër i dëmshme i bisedimeve me palën serbe, pa marrë parasysh nga kush janë bërë ato bisedime, nga gra apo burra. Nuk me është i njohur, a ka pasur ndonjë reagim nga RRGGK-së për ato bisedime pa “alternativë”! Bisedime që sipas Presidentit në ardhje, nuk paskan pasur alternativë tjetër, gjë që nuk është aspak e vërtetë.
Unë kam mbrojtur interesin e vendit e të kombit si tërësi dhe nëse në atë tërësi janë prekur RRGGK-së, Ju kërkoj falje!
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...
Zbulohet si rrodhi ngjarja në ndeshjen West Ham-Sunderland, ...
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdeku...
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...