Skandal në Korçë, derrat ushqehen me mbetje spitalore

15:19 | 1 Prill 2016
Arbresh.info

Prej disa javësh Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka nisur ushtrimin e kontrolleve rang vendi për trajtimin dhe përpunimin e mbetjeve spitalore.

Inspektoriati ka përfunduar kontrollin e ushtruar në Qarkun Korçë, ku ka rezultuar një situatë e rëndë dhe shkelje flagrante të detyrimeve ligjore dhe çdo norme mjedisore për menaxhimin e mbetjeve spitalore nga ana e spitalit rajonal Korçë dhe kompanisë së kontraktuar për trajtimin deri në asgjësimin e këtyre mbetjeve.

Spitali Rajonal i Korçës për kundravajte administrative është gjobitur në masën 1.500.000 lekë të reja, për moszbatim të rregullores për administrimin e mbetjeve sptitalore, pas konstatimit se kompania ka pasur mbetje të papërpunuara.

Nga ana Inspektoriatit është proçeduar gjithashtu me kallëzim pranë organeve të drejtësisë për administratorin e kompanisë./Lapsi.al

IMG_5518 IMG_5519

Shpërndaje në rrjete sociale