
Turkey's Prime Minister Tayyip Erdogan arrives at his office in Ankara December 7, 2010. REUTERS/Umit Bektas (TURKEY - Tags: POLITICS)
Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan, beson se shumë vende europiane kanë dështuar mbi adresimin e rendësisë së kërcënimit terrorist dhe nuk kanë bërë aq sa duhet për t’a luftuar atë.
Në një intervistë për CNN, Erdogan ka kritikuar vendet evropiane që kanë lejuar përhapjen e ISIS-it, transmeton arbresh.info.
Në lidhje me sulmet në Bruksel, ai ka theksuar se Belgjika ka neglizhuar trajtimin e tyre ndaj terroristëve si Ibrahim El Bakraoui.
“Ne kemi bërë thirrje për një qëndrim të përbashkët kundër terrorizmit dhe shume shtete evropiane kanë dështuar në bashkëpunim”, tha Erdogan, transmeton arbresh.info.
Ai ka theksuar angazhimin e qëndrueshëm të Turqisë në luftën kundër ISIS-it.
“Ne jemi të angazhuar për këtë qëllim dhe presim të njejtën vendosmëri nga vendet perëndimore”, ka theksuar Erdogan. /arbresh.info/
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...