Shtatzënat që konsumojnë peshk më shumë se tri herë në javë, ka gjasa të lindin fëmijë obezë

19:20 | 30 Mars 2016
Trina Galanxhi

Sipas studimeve të fundit, gratë shtatzëna që konsumojnë peshk më shumë se tri herë në javë, ka gjasa që të lindin fëmijë obezë.

Konsumimi i lartë i peshkut gjatë shtatzanisë, rrit mundësinë që fëmijët të lindin me mbipeshë, kanë raportuar studiuesit, transmeton arbresh.info.

Hulumtuesit besojnë se kjo ndodh për shkak se peshku mund të ndryshojë nivelin hormonal të nënës dhe të fëmijës.

Studiuesit nga Universiteti i Kretës në Greqi, kanë hulumtuar rreth 26 mijë gra shtatzëna në Europë dhe në SHBA, ndërsa ata kanë ardhur në përfundim se gratë që konsumojnë peshk gjatë shtatzënisë për 14% kanë më shumë gjasa që të lindin fëmijë obezë, ndërsa 22% kanë rezultuar se fëmija mund kalojë në mbipeshë në moshën 6 vjeç, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Studimi i publikuar ne revistën ‘JAMA Paediatrics’ ka vënë në dukje se ky fenomen ka më shumë ndikim te fëmijët e gjinisë femërore sesa te ata të gjinisë mashkullore.

Megjithatë, disa studiues të tjerë nuk janë pajtuar me studimin dhe kanë theksuar se peshku mban vlera të larta ushqimore. /arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale