Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizere, gjatë një interviste për televizionin gjerman ARD, ka deklaruar se rreth 100 mijë refugjatë, shumica nga Lindja e Mesme dhe Afrika, i janë bashkangjitur 1 milionë refugjatëve që kanë kaluar kufirin për në Gjermani gjatë vitit 2015.
Ai ka deklaruar se Gjermania mirëpret të rinjtë, po ka shkruar se ata duhet të punojnë shumë në mënyrë që të integrohen në shoqërinë e vendit, shkruan fox, transmeton arbersh.info.
“Për ata që refuzojnë të mësojnë gjermanisht, ata që refuzojnë të lejojnë të afërmit e tyre të integrohen, sikur gratë dhe vajzat, ata që mohojnë punën që u ofrohet, atëherë do merret në shqyrtim kërkesa e tyre për qëndrim në Gjermani”, transmeton arbresh.info.
De Maizere e ka bërë këtë njoftim, pasi partia e tij konservatore, e udhëhequr nga kancelarja gjermane Angela Merkel, morri goditje të rëndë gjatë zgjedhjeve rajonale të mbajtura në këtë vit.
“Ne duhet të përkrahim ata që duan të integrohen në shoqërinë gjermane”, shtoi ai. /Arbresh.info/
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...