Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, të kryesuar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ku është diskutuar rreth situatës aktuale në vend.
Siç thuhet në komunikatë, në mbledhjen e rregullt, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerësoi lart vizitën e Veselit në Gjermani si dhe takimet e frytshme me drejtuesit kryesor të institucioneve të këtij vendi mik si dhe me udhëheqësit e CDU-së, parti me të cilën PDK ka marrëdhënie të mira.
“Kryesia e PDK-së, diskutoi edhe për mbajtjen e Konventës më 7 Maj 2016 si dhe u kërkua mobilizim i tërë strukturës partiake”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu gjatë kësaj mbledhje, Kryesia e dënoi aktin e djegies së veturave zyrtare dhe sulmet tjera të kryera ndaj pronës që po ndodhin në Kosovë.
“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, kërkon nga institucionet përgjegjëse të veprojnë me vendosmëri në zbardhjen e të gjitha këtyre rasteve dhe kryesit e tyre të sillen para drejtësisë.Kryesia e PDK-së inkurajon gjithë spektrin politik për kultivimin e frymës demokratike, rru ga drejt këtij qëllimi është vetëm dialogu, u tha në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së”, thuhet në fund.
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...