Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish ministrit të jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, duke shkruar se kontributi i tij ka lënë gjurmë në ndërtimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Në Facebook, kryekuvendari Veseli tha se me dhimbje e pranoi lajmin për vdekjen e ish ministrit gjerman.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish ministrit të Punëve të jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle. Westerwelle ishte një mik dhe përkrahës i madh i Kosovës në vitet më të ndjeshme të shtetndërtimit, pas shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës. Kontributi i tij, ka lënë gjurmë, në ndërtimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Do ta kujtojmë përherë me respekt”, ka shkruar Veseli.
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...