Jo vetëm në Prishtinë. Vetëvendosje nesër do të protestojë dhe në Vushtrri. E protesta në këtë qytet, ka të bëjë me kundërshtimin e krijimit të komunës së Prelluzhës, e cila sipas zyrtarëve të kësaj Lëvizje, po bëhet për interesa personale të udhëheqëseve të lartë shtetëror.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, tha për KosovaPress, se ata do të bëjnë të pamundurën, që Kosova të mos copëtohet përmes ndarjes etnike. Ndërsa sipas tij do t’i intensifikojnë protestat, pasi që kjo Qeveri siç thotë Krasniqi nuk mund të ndalet me një protestë të vetme.
Sipas zëdhënësit të VV-së nuk do të ketë qetësi dhe stabilitet në Kosovë, nëse nuk ndërpriten këto plane të ndarjes etnike dhe defunksionalizimi i shtetit.
“Rasti i krijimit të komunës së Prelluzhës ose paralajmërimi për krijimin e kësaj komune, është rasti më ekzemplar, i shitjes së territorit dhe pasurive të Kosovës, për interesin personal të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. Hashim Thaçi për t’u bërë president, është në gjendje me ia falë, me ia pr emtu një komunë shtesë Serbisë. Dhe jo rastësisht një komunë, e cila territorialisht përfshinë shume asete të çmueshme ekonomike dhe strategjike për territorin e Kosovës. Prandaj ne jemi duke organizuar që në komunën e Vushtrrisë të bëjmë një protestë masive nesër, në mënyrë që përmes rezistencës dhe pakënaqësisë qytetare, të shfaqim kundërshtimin tonë dhe të pamundësojmë, krijimin e çfarëdo komune të re, me shumicë serbe, në një territor ku nuk ka pasur probleme të bashkëjetesës me minoritetin serb dhe nuk ka nevojë për një komunë të re”, tha Krasniqi.
Zëdhënësi i Lëvizjes pret pjesëmarrje masive të qytetarëve në protestën e nesërme, pasi që sipas tij nuk do t’i durojnë më ata, të cilët e shesin Kosovën për interesat e tyre.
“Presim pjesëmarrje masive. Kjo është në vargun e protestave që jemi duke i organizuar gjithkah në Kosovë, e sidomos në Prishtinë. Mendojmë që është dhe një rast shtesë, për t’i treguar kësaj Qeverie që kohët kur këta e shesin Kosovën për interesat e tyre personale kanë kaluar dhe ne nuk do t’i durojmë”, tha Krasniqi.
Protesta në Vushtrri është paralajmëruar që të mbahet në sheshin “Hasan Prishtina” në këtë qytet dhe të fillojë në orën 13:00. Ndërsa protesta e radhës që Vetëvendosje dhe dy partitë tjera opozitare, AAK dhe Nisma pritet të mbahet më 26 mars në Prishtinë.
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit
Zelensky: Bisedime konstruktive në Abu Dabi, priten takime v...