Takimi i paralajmëruar për sot i EULEX’it, Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve të lartë të gjyqësorit të Kosovës, duke përfshirë Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi është anuluar. Kjo pas disa deklaratave të Ministrit Kuci që EULEX’i po i konsideron si ndërhyrje politike në gjyqësor.
Sot, EULEX’i, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të lartë të gjyqësorit të Kosovës, duke përfshirë Ministrin e Drejtësisë, kanë pasur në plan që të mbajnë mbledhjen e Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit (BPSL) për të rishikuar progresin dhe forcuar qasjen e përbashkët për sundimin e ligjit në Kosovë, njofton EULEX.
Por ky takim u anulua, pas një interviste të dhënë nga Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ku foli edhe për rastin “Drencia”, e që EULEX’i po e akuzon për frikësim dhe ndërhyrje politike në gjyqësor.
“Mbrëmë, në një intervistë televizive, Ministri i Drejtësisë ka dhënë mendimin e tij lidhur me meritat e një rasti penal të profilit të lartë në Gjykatën e Apelit dhe e ka vënë në pyetje vendimin të cilin e kanë marrë gjyqtarët në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, ka shkruar EULEX.
“EULEX-i thekson se deklaratat e tilla mund të perceptohen si frikësim dhe ndërhyrje politike. Autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë që gjyqësori të gëzojë mbështetjen e duhur për të gjykuar në një mjedis të paanshëm”, ka thënë EULEX.
“Pas kësaj deklarate të Ministrit të Drejtësisë, takimi i sotëm i BPSL-së shtyhet për një datë tjetër”, thuhet më tej në komunikatë.
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare
Kurti priti në takimin Shefin e EULEX-it, u theksua nevoja p...
S’ka lëvizje drejt konsensusit për çështjen e presiden...
LDK: Qeveria të përkrahë qytetarët përballë rritjes së çmime...