21:43 |
16 Mars 2016
M. A.
Peja ka pësuar humbje nga Sigal Prishtina në ndeshjen e fundit të grupit D në fazën e dytë të Ligës Ballkanike, për t’i dhënë fund aventurës në këtë garë.
Peja ka humbur nga Sigal Prishtina pas vazhdimeve me rezultat 72-74, për tu eliminuar nga Liga Ballkanike.
Ndeshja ishte e ngushtë që nga fillimi e deri në fund.
Në përballjen tjetër Kozuvi e mposhti Levskin në Bullgari për të kaluar në gjysmëfinale bashkë me Sigal Prishtinën nga ky grup.